Në Gjonaj të Hasit, zbulohet busti i dëshmorit Reshat Çoçaj

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Nesër zbulohet busti i dëshmorit të kombit Reshat Çoçaj.

Zbulimi bëhet në Qendrën Kulturore “Reshat Çoçaj” në fshatin Gjonaj të Hasit nga ora 11:00.

Busti është  financuar nga familjarët, ndërsa të pranishëm në zbulimin e tij, do të jenë përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe lokale, shkruan PrizrenPress.

“Me këtë rast do të mbahet edhe një fjalim rasti, ku do të flitet për jetën dhe veprën e dëshmorit, ndërsa bashkëluftëtarët do t’i evokojnë kujtimet për jetën e dëshmorit”, njofton OVL në Has.

Anëtarët e SHKA “Malësori” nga Gjonaj do ta japin një program artistik.

Zbulimi i bustit të dëshmorit Reshat Çoçaj bëhet në kuadër të festave të Nëntorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme