Në Gjonaj të Hasit zbulohet busti i heroit Reshat Çoçaj

Prizren | 24 Nën 2019 | 18:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të festave të nëntorit, të dielën është bërë zbulimi i bustit të dëshmorit të kombit, Reshat Çoçaj, në Qendrën Kulturore e cila mban emrin e tij në Gjonaj të Hasit.

Pjesë e kësaj ngjarje ishin familjarë të dëshmorit, anëtarë të shoqatave të dala nga lufta, banorë të lokaliteteve të ndryshme dhe përfaqësues të institucioneve.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se me zbulimin e këtij busti nderohen të rënët për liri. Ai theksoi se dëshmori Çoçaj vjen nga një zonë e cila dha kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli theksoi se ëndrra e heronjve për vendin duhet çohet përpara.

“Obligimi ynë është që të çojmë përpara ëndrrën e heronjve, duke i lënë brezit të ri një Kosovë më të sigurt”.

Veseli theksoi se megjithë sfidat, UÇK-ja mbetet një margaritar i çmuar.

Për dëshmorin Reshat Çoçaj, folën edhe bashkëluftëtarët e tij.

Kryetari i degës së veteranëve të luftës së UÇK-së në Has, Xhevdet Thaçi, tha se sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne, pasi po vendoset busti i dëshmorit, Reshat Çoçaj, ndërsa ai bëri thirrje që institucionet të përkrahin më shumë familjet e dëshmorëve.

Ndërsa, bashkëluftëtari Sokol Popa, tha se dëshmorët me kësilloj përkujtime vendosen në vendin e tyre të merituar. Ideatori i ndërtimit të Qendrës Kulturore që mban emrin e dëshmorit, Reshat Çoçaj, Haziz Hodaj, tha se me vendosjen e bustit tashmë po kompletohet kjo qendër e rëndësishme kulturore në këtë lokalitet.

Në emër të familjes, të pranishmit i falënderoi për pjesëmarrje, nipi i dëshmorit që mban emrin e tij, Reshati, i cili tha se busti do t’i shërbejë kujtimit të lavdisë për luftën çlirimtare brezave të rinj, dhe falënderoi Presidentin, Hashim Thaçi, që nga dita e sotme familjarin e tyre dëshmor e dekoroi me urdhrin Hero i Kosovës.

Për të gjithë të pranishmit, u shfaq një program i pasur artistik nga SHKA ”Malësori.

Busti i përmasave 1 metër e 80 cm është financuar nga familja e dëshmorit, Reshat Çoçaj.

Të ngjashme