Në Grabovc të Fushë Kosovës, vidhen pesë lopë në dy stallë të ndryshme

Fush Kosovë | 31 Dhj 2018 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Grabovc i Poshtëm të Fushë Kosovës, gjatë natës, janë vjedhur pesë gjedhe, në dy raste të ndara.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se rasti i parë ka ndodhur rreth orës 06:20, ku ankuesi mashkull ka njoftuar se gjatë natës persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në stallën e tij dhe kanë vjedhur katër gjedhe (lopë).

Edhë në rastin tjetër që ka ndodhur në kohë të njëjtë, ankuesi mashkull ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në stallën e tij dhe kanë vjedhur një gjedh (lopë).

Të dyja rastet janë duke u hetuar nga Policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme