Në Kamenicë 26 të infektuar me Coronairus, 67 familje në vetizolim

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 15:11 | Nga Halide Rexhepi

Në Komunën e Kamenicës numri i infektuarve me virusin Coronairus, ka arritur në 26.

Shtabi emergjent komunal ka identifikuar të gjithë personat që kanë pasur kontakte me të infektuarit, raporton Ekonomia Online.

Aktualisht numri i kontakteve është 366 dhe 67 familje janë në vetizolim, të cilët monitorohen nga Policia.

Tre nga të infektuarit janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive dhe gjendja shëndetësore e tyre është stabile ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj komunë Margarita Rashiti, në një përgjigje për Ekonomia Online.

Ajo më tej ka sqaruar se Ministria e Shëndetësisë ka shpallur Hodonocin e Topanicën si vatra të shpërndarjes së virusit, ndërkaq që është kërkuar nga Policia për mbikëqyrje të shtuar në këto dy lokalitete.

Rashiti tha se të infektuarve me virusin Coronavirus u sigurojnë barnat esenciale, termometrat e shujta ushqimore tri herë në ditë.

Gjithashtu, ajo tha se kanë psikologë që kontaktojnë herë pas here me ta, për të parë nëse gjendja e tyre emocionale është e mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme