Në këto lagje të Prishtinës do të ketë reduktime të ujit për tetë orë

Prishtinë | 18 Dhj 2021 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se lagja e Spitalit, “Mati 1” dhe lagja “Bregu i Diellit”, do të mbesin pa ujë të pijshëm për tetë orë.

Kjo për shkak të punimeve teknike që do të bëhen në gyp.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme 19 dhjetor 2021, do të realizohen punime teknike në gypin magjistral fi 600 mm Badoc – Prishtinë. Realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit. Gjatë ditës së nesërme, 19 dhjetor 2021 duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 18 dhjetor – Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme 19 dhjetor 2021, do të realizohen punime teknike në gypin magjistral fi 600 mm Badoc – Prishtinë.

Realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.

Gjatë ditës së nesërme, 19 dhjetor 2021 duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë.

Ua kujtojmë se, kur kemi punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen në krojet tuaja duhet lënë të rrjedhin për pak minuta për shkak që mund të vjen i turbullt , deri në shpërlarjen e linjës.

Poashtu, ne po e saktësojmë kohën e realizimit përfundimtar të punimeve, por në moment që gypi funksionalizohet merr pak kohë derisa të vjen në krojet tuaja, për shkak të gjatësisë së linjës dhe mbushjes së rezervuarëve të konsumatorëve individual, të cilët ne nuk i menaxhojmë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme