Në Klinikën e Onkologjisë brenda disa ditëve fillojnë teknikat IMRT për mjekimin e sëmundjeve malinje

Prishtinë | 16 Kor 2021 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi ka njoftuar se brenda disa ditëve në Klinikën e Onkologjisë do të fillojnë teknikat IMRT të rrezatimit për herë të parë në Kosovë.

Kurtishi thotë se teknikat IMRT do të përmirësojnë kualitetin e mjekimit të sëmundjeve malinje.

“Pas fillimit të shërbimit të Brahiterapise, Teknikat IMRT të rrezatimit e përmirësojnë edhe më shume kualitetin e mjekimit të sëmundjeve malinje. Edhe përkundër pandemisë, shërbimet në Klinikën e Onkologjisë po avancojnë. Pacienti- prioritet”, shkruan Kurtishi në postimin e bërë në Facebook.

Të ngjashme