Në KMShK u dërguan 92 ankesa për shkelje të etikës gazetareske, 41 u miratuan

Prishtinë | 19 Dhj 2019 | 12:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata ÇOHU mbajti konferencë për medie, ku u publikua raporti “Online Media Monitor” – përmbledhje e shkeljeve të etikës së gazetarisë në medie online në periudhën 2018-2019, raporton Ekonomia Online.

 Në bazë të të dhënave që janë nxjerrë nga monitorimi i shkrimeve për periudhën maj 2018 deri në prill të vitit 2019, rezultoi se në Komisionin e Medieve të Shkruara të Kosovës (KMShK) janë dërguar 92 shkrime, përkatësisht ankesa.

Këto shkrime janë dërguar duke ngritur dyshime se mediet të cilat i kanë publikuar ato, kanë bërë shkelje të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës.

Nga totali prej 92 ankesave të cilat i janë dërguar KMShK-së kjo e fundit ka miratuar 41 prej tyre.

Besnik Boletini  tha se rritja e numrit të mediave online ka rritur edhe numrin e shkeljeve të etikës në gazetari.

“Ne si profesionistë shohim përditshmëri se ka shkelje të ndryshme të etikës. Ideja është me ngrit një aktivizim qytetar me i raportua shkeljet nga mediet online. Raporti përfshin nga data 1 maj 2018 deri 30 prill 2019, monitorimin e kanë bërë studentë”, tha ai.

Sipas Boletinit, prej se kanë filluar më këtë monitorim kanë pa një trend të rënies së shkeljes nga portalet.

“Interesant qe prej kur kemi fillua gradualisht kemi pa trend të renies së shkeljes së portaleve, e kanë marr vesh se dikush i monitoron dhe këta janë anëtarë të KMShK-së, kjo ka ndikua të ketë përmirësim të raportimit”, tha Boletini.

Sipas tij nga fundi i muajit maj 2018 deri dhjetor, janë bërë 17 ankesa, ndërsa janar -prill 2019  janë 10 ankesa që ka një përmirësim të raportimit.

“Kemi evidentuar shkelje të kapitullit, kapitulli 2,3 dhe 10 qe shkelen më se shumti. Kapitulli 2 ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, kur një shkrim paraqitet si lajm dhe është opinion dhe plagjiatura kapitulli 3 me nxitjen e urrejtës një prej kapitujve qe është shkel më së shumti dhe kapitulli 10 shkrime të kolegjeve e spitaleve që janë reklama”, tha ai.

Nga ankesat e dërguara në KMShK, prin portali Indeksonline me 8 ankesa të miratuara dhe 11 të pamiratuara, e pasuar nga Gazeta Blic me 18 ankesa të dërguara, 9 prej të cilave janë miratuar dhe 9 të pamiratuara, pastaj 15 ankesa janë dërguar për portalin Veriu. info me 8 ankesa të miratuara dhe 7 të pamiratuara, për portalin serb Kossev janë dërguar 13 ankesa prej të cilave 4 të pranuara, gazeta Zëri 12 ankesa 8 të pranuara, Telegrafi me 8 ankesa, asnjë të pranuar. Insajderi me 5 ankesa prej tyre 3 të pranuara dhe Gazeta Express me 2 ankesa prej tyre 1 të pranuar. Gjatë monitorimit janë përzgjedhur 8 medie online të cilat janë monitoruar në baza ditore.

Të ngjashme