Në Komisionin për hetimin e hidrocentraleve, diskutohet pezullimi i dhënies së lejeve të reja

Prishtinë | 19 Tet 2020 | 11:58 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve ka mbajtur sot mbledhje, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim është diskutuar mundësia për pezullimin e dhënëve të licencave për ndërtimin e hidrocentraleve, ku ka pasur mospajtime mes anëtarëve të komisionit për këtë gjë.

Zëvendëskryesus i komisionit dhe iniciues i komisionit  Haxhi Avdyli, ka thënë se duhet të pezullohet lëshimi i lejeve të reja.

“Çdo proces hetimor tregon që kemi një problematikë. Ne jeni komision hetimor për të hetuar problematikën e licencimeve apo aplikimin për leje të reja. Mendoj që kërkesa e deputetit Abrashi për pezullim e përkohshëm mendoj që është e drejtë. Ne rekomandojmë, bëjmë rezoluta të cilat Qeveria  çdo herë i merr. Unë si iniciues e përkrahi pezullimin e lëshimet të lejeve të reja ndërsa për ndërprerje të punës janë organet tjera.

“Kërkesa e kësaj mbledhje është të bëhet pezullimi derisa bëhet hetimi. Pra ky komision ka mandat te caktuar  3-6 muaj por tani për tani ne po flasim vetëm për periudhën derisa ne po hetojmë”

Besa Gaxheri anëtare e komisionit ka kundërshtuar këtë propozim duke thënë se më këtë po dëmtohen bizneset e ndershme

” Ne si komision s’kemi të drejtë të ndërhyjmë në asnjë aspekt i kemi organet. Ne kemi mundësinë vetëm me dhënë rekomandime në Kuvend. Është e padrejtë tu marrim bizneseve leje. Ne duhet të kemi kujdes për këtë gjë që të stopojmë punën e tyre. Ne duhet të hetojmë tash e tutje. Ne s’kemi qëllim ndaj bizneseve e individit por ndaj procesit. S’kemi nevojë të pengojmë të ndershmit.

Artan Abrashi, anëtarë i VV-së, ka thënë se nuk është qëllimi të dëmtojnë askënd, ata vetëm sugjerojnë të mos ketë leje të reja deri në përfundim të hetimit.

” S’është ideja ta dëmtojmë dikë. Ne vetëm duam të sugjerojmë. Mos të veprohet deri sa të hetohet. S’qëndron argumenti që mund të dëmton bizneset. Këto hidrocentrale që duan ta fillojnë ndërtimin s’mund ta bëjnë se jemi në kohë të shirave dhe leja për licencim merr kohe. Rekomandimi s’ka fuqi obliguese.

Teuta Haxhiu  nga AAK-ja tha se komisioni ende nuk ka filluar asgjë , duke shtuar se është për ndaljen e së keqes.

“Ne ende s’kemi lëvizur asnjë hap. Ne po kërkojmë kohë shtesë për komisionin. Nëse duam ta hetojmë një proces ne hala s’kemi filluar. Nga kush po kërkojmë pezullimin e lejeve të ndërtimit të hidrocentraleve. Jam për ndalje të së keqes. Skam njohuri nëse mund të bëjmë diçka në këtë drejtim.

Bajrush Xhemajli ka thënë se duhet hetuar  procesin që nga aplikimi e deri të dhënia e lejes, pastaj  duhet  drejtuar Kuvendit.

“Mendoj që mandatin e deputetit e di dhe ne kemi hetuar ato që kemi domen prej aplikimi te deri në marrjen përfundimtare të licencës. Kur e përfundojmë këtë i drejtohemi  Kuvendit dhe askujt tjetër. Ne po duam të shikojmë se çka mund të behët më mirë në procesin e licencimit dhe rilicencimit të hidrocentraleve”.

Të ngjashme