Në komunat me shumicë serbe në Kosovë vjet kanë ardhur në jetë 900 foshnja

Prishtinë | 07 Jan 2020 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, në vitin 2019 kanë ardhur në jetë 504 foshnja, në Graçanicë 258 foshnja, në Pasjan 136 foshnja.

Të dhënat për lindjen e fëmijëve serbë janë dhënë nga institucionet shëndetësore në Kosovë, të cilat funksionojnë me sistemin serb të shëndetësisë.

Serbët krenohen me spitalin e Pasjanit, për ndërtimin e të cilit Qeveria e Kosovës ka dhënë 1.3 milion euro, ndërsa qeveria e Serbisë 315 mijë euro, shkruan sot gazeta Zëri.

Vjet në të gjitha repartet e maternitetit, që funksionojnë me sistemin serb të shëndetësisë, kanë ardhur në jetë 900 foshnja.

Të dhënat për numrin e fëmijëve serbë, që kanë lindur në vitin që lamë pas, janë nxjerrë nga institucionet serbe të shëndetësisë në gjithë territorin e Kosovës.

Këto institucione, të cilat financohen nga Serbia, funksionojnë paralelisht me institucionet shëndetësore të Republikës së Kosovës.

Në Mitrovicë, përveç ambulancave në veri, të cilat financohen nga buxheti i Serbisë, është funksional edhe Spitali Rajonal.

Drejtor i tij është njëri prej ekstremistëve më të mëdhenj serbë në veri të Kosovës, Millan Ivanoviq, i cili vitin që shkoi, kur Serbia kishte përgatitur planin për krizë humanitare, kishte urdhëruar të gjithë pronarët serbë të barnatoreve t’i boshatisin ato për të treguar se serbët nuk kanë as barna, për shkak të taksës 100 për qind në importin e produkteve serbe.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme