Në Komunën e Skenderajt, 18 të vdekur me Covid që nga fillimi i pandemisë

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësdrejtoresha e QKMF në Skenderaj, Florentina Shala ka thënë për RTV Dukagjinin, se në këtë komunë nga fillimi i pandemisë janë infektuar me coronavirus 518 persona.

“Nga totali, 152 raste janë aktive derisa 18 raste të infektimit kanë përfunduar me vdekje”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Shala thotë se për fat të mirë asnjëri nga rastet aktive nuk janë të hospitalizuar.

Zëvendësdrejtoresha e QKMF thotë se sfidë për këtë institucion mbetet menagjimi i pikës kufitare në Jarinje.

“Ne po përballemi me mungesë të mjekëve. Menaxhimi i pikës kufitare të Jarinjës po na sjellë mjaft sfida”, deklaroi Shala.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme