Në Kosovë arrijnë ndihmat e para nga Turqia, dorëza, maska e teste

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 16:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kosovë ka mbërritur kontingjenti i parë i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Coronavirus

“Këto ditë të vështira na treguan sa e rëndësishme është të qëndrojmë pranë miqve tanë. Sot ndihmat tona i kemi dërguar jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet e rajonit, sic e dini edhe në Turqi ka nisur nisma. Sot mes këtyre ndihmave nga Turqia kemi sjellë dorëza, maska dhe teste”, tha ambasadori turk në Kosovë Çağrı Sakar .

Ai ka falënderuar stafin shëndetësor , presidentit turk Taip Erdogan, MPJ turke

“Ne jemi vërtetë mirënjohës për presidentin ministrinë e shëndetësisë dhe gjysmë hënën e Turqisë. Uroj të jenë ilace dhe shëndet për popullin e Kosovës. Me këtë rast dëshirojë ta falënderoj MPJ e Turqisë për ndihmën e tyre. Dua të falenderoj për bashkëpunim presidentin Thaci, Limakun KFOR dhe ministrat Vitia e Abdixhiku. Dua të shprehë falënderimet e mia për mjekët që po punojnë pa u ndalur. Lutem që kjo të marrë fund sa më shpejt.

Uroj durim te famijarët që kanë humbur më të dashurit e tyre shëndet për të gjithë”, tha Sakar.

Abren Vitia tha se është lajm i jashtëzakonshëm për profesionistë shëndetësor.

“Sot jemi në një ngjarje që tregon solidaritet miqësi në kuadër të betejës që e kemi me Covid-19 në Kosovë dhe në të gjithë botën. Kam nderin që jam me ambasadorin turk, me ministrin Abdixhiku dhe me këshilltarin e presidentit Thaçi”

Ministri Vitia dha se  sipas parashikimeve do të ketë rënie, duke u  bazuar në situatën të vendeve tjera dhe prandaj duhet të jemi të durueshëm edhe këto javë.

“Komuna e Malishevës është komuna kryesore dhe më e rëndësishme për ne dhe i gjithë potenciali me prioritetit maksimal do të përqendrohet në Malishevë”, tha Vitia.

Ministri i Infrastrukturës, Lumr Abdixhiku ka thënë se hapësira ajrore e Kosvës është e hapur për ndihmat e miqve në ditë të vështira.

“E falënderoj Republikën e Turqisë që përkundër faktit që përballet me të njëjtin problem gjen kohë për Kosovë”, tha ai.

Ardian Arifi  këshilltar i presidentit Thaçi,ka falënderuar shtetin turk  për këtë ndihmë kaq të shpejtë pas bisedës telefonike mes Thacit dhe Erdoganit.

“E falënderojmë Turqinë që në këtë kohë kaq të shpejtë është realizuar ky donacion de të pranojmë këto ndihma. Duke ju shprehur këtë mirënjohje po tregojmë miqësinë që na gjinden miqtë në kohë të vështira”, tha Arifaj.

Fotografia e Lumir Abdixhiku
Fotografia e Lumir Abdixhiku
Fotografia e Lumir Abdixhiku
Fotografia e Lumir Abdixhiku

Të ngjashme