Në Kosovë bie interesimi për t’u vaksinuar

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë interesimi për t’u vaksinuar ka rënë dukshëm.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë administruar 607 vaksina Anti-COVID.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 615 mijë e 360.

853 mijë e 765 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 607 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës. Deri më sot 761.595 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Minsitria e Shëndetësisë.

Të ngjashme