Në Kosovë do të ketë mot relativisht të ngrohtë në javën e parë të shkurtit

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Moti në Kosovë do të jetë relativisht i ngrohtë në javën e parë të shkurtit, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Kjo situatë meteorologjike do të vazhdoj gjatë gjithë javës, duke kushtëzuar mot relativisht të butë dhe me pak reshje. Sasitë e borës në vise nën 1000m do të vazhdojnë të shkrihen duke i ngritur edhe më shumë nivelet e lumenjve. Reshje të pakta shiu pritet të ketë vende–vende ditën e hënë dhe të marte, pastaj pritet të ketë kthjellime dhe rritje të temperaturave maksimale mbi vlerat e mesatareve. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius”, thuhet nga IHK-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme