Në Kosovë, në muajin korrik u regjistruan 2 498 lindje, ndërkaq 835 vdekje

Prishtinë | 16 Sht 2022 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin korrik 2022

Në muajin korrik janë regjistruar 2 498 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 303 lindje janë meshkuj dhe 1 195  lindje janë femra.

Ndërkaq janë regjistruar gjithsej 835 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 457 janë meshkuj dhe 378 janë femra.

Në muajin qershor 2022 janë regjistruar gjithsej 1 444 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 148 raste.

Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative. 

Të ngjashme