Në Kosovë s’ka asnjë rast me Coronavirus, Vitia kërkon nga qeveria 400 mijë € shtesë

Prishtinë | 28 Shk 2020 | 11:13 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë raportimit para Komisionit për Shëndetësi, për Coronavirusin, tha se deri më tani në Kosovë nuk ka asnjë rast të diagnostikuar me këtë virus, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa njoftoi për masat që janë ndërmarrë deri më tani.

“Akoma s’kemi një rast të diagnostikuar me Coronavirus. Qytetarët kanë nevojë për raportin të tillë. Me mua janë ekspertët që do të japin ekspozenë dhe sqarimet. Kam përgatitur një dokument se çka ka bërë ministria prej kur është paraqitur nga OBSh si rrezik. Pas njoftimeve zyrtare nga OBSh, MSh-ja është organizuar me IKShP-në për masat për t’u përgatitur për një situatë. Nga MSh janë siguruar rreth 100 mijë doza të vaksinave për gripin sezonal. Pas shpalljes së Coronavirusit me vendim të ish-ministrit është themeluar komiteti për sëmundjet ngjitëse. 21 shkurt komiteti ka miratuar planin e gatishmërisë për Coronavirus”, tha ai.

Ai përmendi edhe masat tjera shtesë, si kontrolli në Aeroportin e Prishtinës, në pikat kufitare, por edhe masat të tjera të ndërmarra nga IKShP-ja.

Ndërsa tregoi edhe prioritetet për të ardhmen.

“Prioritet furnizimi me pajisje mbrojtëse për personelin mjekësor, trajnime për personelin”, tha Vitia.

Vitia tha se tani për tani nuk ka nevojë për karantinë, por që kanë identifikuar dy vende, nëse është e nevojshme.

“Karantina ka paraparë sipas nevojës. Tash për tash nuk është e nevojshme. Nëse do ketë nevoje është menduar vetëm nëse duhet Parku i Biznesit.  Por edhe objekti në Vranidoll”, tha Vitia.

Vitia tha se kanë kërkuar nga qeveria 400 mijë euro shtesë për të luftuar Coronavirusin.

“Sfida shumica e depove kanë deklaruar se s’kanë stoqe për gjerat e kërkuara. Kemi kërkuar fond shtesë nga 400 mijë euro. Sot pritet me u aprovua nga qeveria. Presim përkrahje nga të gjithë”, tha ai.

Haxhi Avdyli, nënkryetar i Komisionit tha se situata  është stabile dhe se s’ka nevojë për panik, por ka nevojë për vigjilencë.

“Stafi të jetë sa më i mbrojtur. ne do jemi bashkëpunues si komision. Besoj që s’ka vend për panik. Tani për tani ka ardhur afër nesh në Maqedoni”, tha ai.

Uran Ismaili, ish-ministër i shëndetësisë dhe anëtar i komisionit, paraqiti disa kërkesa të cilat duhet të merren parasysh për të mbrojtur fillimisht punëtorët shëndetësorë nga Coronavirusi.

“Institucionet të jenë të përgatitur. Ende s’ka ilaç që vepron kundër saj, s’ka vaksinë. Të vendosni disa prioritete. Mbrojtja e punëtoreve shëndetësore, nëse mbrojtjen t’u ipen mjete në përballje me këtë situatë. Mbrohet jeta e tyre dhe mundësia qe mos të infektojnë te tjerët. Mungesa e buxhetit, të gjeni forma tjera për me mujt me ju gjet punëtoreve shëndetësor. Të mendoni me partnere ndërkombëtar, që mund t’ju gjejnë ku t’i blini”, tha Ismaili.

Bekim Haxhiu tha se Kosova është me e rrezikuar nga gripi sezonal se nga Coronavirusi

“Ato pak masa qe janë, masat mbrojtëse për personelin, personelin do duhej të jetë i mbrojtur shumë mirë. Kosova më e rrezikshme nga virusi sezonal se Coronavirusi.  Kemi 6 raste të vdekjes nga gripi sezonal”, tha ai.

Ai kërkoi të ketë një kujdes më të shtuar në pikat 1 dhe 31.

Mirlinda Sopi, anëtare e komisionit nga AAK kërkoi që të ketë masa shtesë në pikat kufitare.

“A ka trup mjekësore, për drejtoreshën e infektives, nuk është ndonjë kontroll i mirëfilltë i personave qe hyn e dalin. Duhet të ketë masa të rrepta sa i përket sigurisë për vizitoret dhe a keni shtuar masat higjienike, se ka pas probleme me gjerat higjienike, shampon etj”, pyeti ajo.

IKShP: Deri më tani ishin 23 raste të dyshuara, të gjitha rezultuan negativ

Naser Ramadani, drejtor i IKShP-së tha se deri më tani kanë qenë 23 raste të cilat janë trajtuar nën dyshimin për Coronavirus, por që kanë rezultuar të jenë negativ.

“23 raste të diagnostikuara qe kanë rezultuar negativ. numër shumë i pakët. IKShP-ja ka reagencë në rast të shpërthimit me Coronavirus. Jemi të kompletuar. Rreziku më i madh i ngarkesës së laboratoreve është gripi sezonal. Kemi rekomanduar të kemi kujdes në diagnostik“, tha ai.

Edhe Basri Sejdiu, drejtor i ShSKUK-së, njoftoi anëtarët e Komisionit për Shëndetësi se i kanë marrë të gjitha masat e duhura për mbrojtje dhe trajtim të Coronavirusit.

“Nuk kemi qëndruar duarkryq. Me IKShP-në kemi marr disa rekomandime qe të jemi të gatshëm. Përveç QKUK kemi ngrit përgatitjen edhe në spitale regjionale ku kanë krijuar forma për izolim. Në QKUK kemi krijuar një komitet mjek drejtor të klinikave. Ne kemi bërë kërkesa shtese në MSh për ballafaqim me afatgjatë, kemi kërkuar masa mbrojtëse pasi te rrezikuarit janë stafi, kemi marr masa shtese furnizimin me material dezinfektues, furnzimi me maska, veshje mbrojtëse, presim sot te realizohen“, tha ai.

Të ngjashme