Në Kosovë sot dy këshilltarët e Merkelit

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Dy këshilltarë kryesorë të politikës së jashtme të kancelares gjermane Angela Merkel, Matthia Leuttenberg dhe Jan Hecker do të vizitojnë Kosovën këtë javë.

Klan Kosova mëson se ata do të mbërrijnë në Prishtinë sot me ç’rast do të takohen me krerë të lartë shtetëror.

Çështjet kryesore qaë do të diskutohen në takimet mes këshilltarëve të Merkelit dhe zyrtarëve kosovarë janë taksa dhe dialogu midis Kosovës dhe Serbisë.

Kosovën javën e shkuar e vizitoi edhe zyrtari i lartë amerikan, David Hale, i cili ftoi liderët e Kosovës që të flasin me një zë, në mënyrë që të fuqizohet roli i Kosovës në dialog.

Hale po ashtu theksoi se përkrahja e SHBA-së është e palëkundshme. Duke folur për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë, Hale tha se në bosht të saj duhet të jetë njohja e ndërsjellë.

Së fundmi Kosovën e kanë vizituar delegacione të larta nga Amerika dhe BE-së, njofton Klan Kosova.

Të ngjashme