Në kujtim të Astrit Deharit, Komuna e Prishtinës për pesë minuta ndalë të gjitha shërbimet

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 14:04 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në shenjë kujtimi për Astrit Deharin dhe në shenjë proteste për moszbardhjen e rastit të tij, Komuna e Prishtinës në mënyrë simbolike do t’i ndalë të gjitha shërbimet me palë për pesë minuta, raporton Ekonomia Online.

Mikel Sopi, e ka vlerësuar gjestin e komunës, duke shtuar se ky është solidarizim më familjen.

“Ndalja e punës së komunës është një lloj solidarizimi me familjen dhe është një dhembje qe një djalë u largu nga kjo jetë në të cilat nuk dihen rrethanat dhe një solidarizim me familjen dhe sado pak një lehtësim për familjen për vuajtjet qe u janë shkaktuar”.

“Nuk je shumë në rrjedhja me të gjitha ngjarjet që sot janë bërë në shenjë nderimi për Astritin, por si rast çdo qytetar duhet participojë në ndihmën e familjes dhe mos të kalohet në diçka tjetër apo politizim sepse është ndjenjë e keqe për familjen”.

Për nder të tre vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari gjatë ditës janë mbajtur këto aktivitete:

09:00 – Homazhe te varri i Astrit Deharit në Zllatar;

10:00 – Drejtoritë e Shëndetësisë ne Prizren, Mitrovicë dhe Vushtrri, ofrojnë shërbime mjekësore për familjet e varfëra;

12:00 – Marshi “Një popull për Drejtësi”;

14:00 – Në Prizren mbahet aktivitet përkujtimor te murali i aktivistit Astrit Deharit, te ndërtesa e Drejtorisë së Financave. Do të ndezim qirinj dhe vendosim kurora lulesh nga ora 14:00, deri në orën 15:00, në kohën kur edhe ka ndodhur vrasja e Astritit në burgun e Prizrenit;

14:00 – Dhurimi i gjakut – Në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, vendoset një ekip mobil i transfuzionit të gjakut, për te gjithë ata që janë të interesuar të dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare.

Më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Të ngjashme