Në Lipjan përurohet shtatorja e Adem Jasharit dhe sheshi i qytetit

Lipjan | 28 Nën 2017 | 12:55 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me një ceremoni solemne të organizuar nën patronazhin e kryetarit të Komunës, Imri Ahmeti, sot në Lipjan është bërë zbulimi i shtatores së komandantit legjendar, Adem Jashari, si dhe përurimi i sheshit të qytetit.

Me këtë rast, para një numri të madh të qytetarëve që kishin mbushur sheshin, bartës të institucioneve, si dhe anëtarë të familjes së Adem Jasharit, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, njëherit iniciatori kryesor i vendosjes së shtatores tha se Dita e Flamurit është festë e veçantë, sepse po përurohet sheshi i qytetit dhe se ky shesh po kurorëzohet me shtatoren e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

“Ky shesh është investuar nga Komuna; është vepër e jona që padyshim ka ndërruar pamjen e qytetit, por krenarinë e këtij sheshi e kulmon inaugurimi i shtatores së Komandantit Adem Jashari. Sikur sot që ndihen krenar lipjanasit do të ndihen përherë me vepra të tilla, sepse vetëm me punë të përgjegjshme nderojmë e lartësojmë figurën e komandantit Adem Jashari dhe bashkëluftëtarëve të tij” tha kryetari Ahmeti.

Ai po ashtu tha se ky moment do të shënohet në historinë e qytetit tonë, sepse është shtatorja e parë në qytet.

“Kjo vepër e jona, sheshi i juaj, e shënuar në këtë mënyrë dhe në këtë datë, dëshmon se qytetarët e Lipjanit dhe të Kosovës, bashkë me vlerat e shtetit tonë të ri i ruajnë dhe i kultivojnë vlerat historike të popullit shqiptar”.

“Vepra e Presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, dhe sakrifica sublime e familjes dhe e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, janë mësimi që ka dhënë historia më e re e Kosovës dhe i cili na shërben ne sot dhe do t’u shërbejë edhe brezave të ardhshëm. Sepse, shtëpia mbahet me miq, ndërsa për shtëpinë dhe nderin luftohet me armë” ka shtuar kryetari Ahmeti.

Kreu lipjanas tha se sot, të gjithë pa dallim duhet të thërrasim ndërgjegjen, të punojmë e veprojmë pastër e pa hile, të denoncojmë të keqën e ta luftojmë negativen, të vlerësojmë realen e të përgjithshmen, jo me inate e fyerje, jo me ndarje e mohime, jo me shkatërrime por me ndërtime.

Në emër të familjes Jashari të pranishmit i ka përshëndetur vëllau i tij, Rifat Jashari. Ai e ka falënderuar kryetarin Imri Ahmeti për kontributin e dhënë që sot në qytetin e Lipjanit të bëhet zbulimi i Shtatores së Komandantit Adem Jashari.

“Ishalla gjithmonë jemi bashkë e gjaku që ka ra për këtë tokë nuk shkelet në të, sepse na mallkon Zoti, por duhet të punojmë të çojmë Kosovën përpara ku ata dëshiruan” është shprehur Rifat Jashari.

Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari u punua nga skulptorin i njohur, Idriz Balani nga Durrësi.

Image may contain: one or more people and people standing

Image may contain: 9 people, suit and outdoor

Image may contain: 5 people, people standing, flower and hat

Image may contain: 1 person, beard and text

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing, crowd and outdoor

Të ngjashme