Në Luginën e Preshevës qytetarët që vaksinohen kundër Covid-19 shpërblehen me 25 euro

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 20:34 | Nga Ekonomia Online

Përderisa në Kosovë vaksinat po vijnë në formë ndihme në Luginë të Preshevës është një situatë tjetër. Atje përveç që janë pesë lloje të vaksinave, qytetarët të cilët vaksinohen shpërblehen me nga 25 euro.

Imunizimi i popullatës kundër Covid-19 përmes vaksinimit në Preshevë ka arrit gati 50 për qindëshin e popullatës rezidente.

Ylber Veliu nga qendra për vaksinim thotë se shumica e qytetarëve tashmë po vijnë në këtë qendër edhe pa termin të paraqitur meqë mundësitë tashmë ekzistojnë për vaksinim.

Ai thotë se numri më i madh i të vaksinuarve kanë marrë vaksinën e Pfizer, pasi ajo ishte më e kërkuara.

Qeveria e Serbisë së fundi ka nis aplikimin e stimulimit të qytetarëve duke u dhuruar të gjithë atyre që deri më 31 maj do të vaksinohen mbi 25 euro.

Të ngjashme