Në Merdare lansohet fushata “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore”

Merdare | 17 Kor 2019 | 11:18 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë lansuar fushatën vetëdijësuese “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore” në Merdare, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Idriz Selimaj tha se me qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik, do të informojnë qytetarët për rëndësinë e rregullave të sigurisë rrugore.

 “Sot jemi në pikën kufitare në Merdare solemnisht po e lansojmë fushatën e radhës ’10 rregullat e arta e sigurisë rrugore’, ne si ministri jemi në bashkëpunim me policinë e Kosovës jemi duke u përpjekur ta sensibilizojmë opinionin e gjerë rreth sigurisë së përgjithshme në rrugë. Kjo fushatë përmbanë 10 rregullat e arta në mënyrë që të kemi më pak të aksidenteve në rrugë”.

Selimaj shtoi se arsyeja tjetër pse kanë dalë në Merdare për të nisur këtë fushatë është sepse tani ka fluks të mërgimtarëve dhe shtim të mjeteve qarkulluese e si rezultat i kësaj mund të ketë ngritje të aksidenteve rrugore.

“Kemi dal në Merdare pasi jemi në muajin kur kemi fluks të te qytetarëve që vinë nga perëndimi dhe, kemi ngritje të mjeteve qarkulluese si rezultat i kësaj munde të ketë aksidente më shumë kështu që kemi marrë vendim që sa ma shumë të përçojmë mesazh që të kemi siguri dhe të respektohen këto rregulla”.

Jeton Rexhepi, nga Policia e Kosovës u shpreh se për këtë 6 mujor krahasuar me vitin e kaluar për këtë periudhë,ka rënie të aksidenteve me fatalitet, lëndime dhe dëme materiale.

“Policia e Kosovës do të merr pjesë në projekte të cilat kanë për qëllim ngritjen e sigurisë rrugore, jemi mbështetës së projektit dhe jemi bashkëpunëtorë në projektin që po e lansojm sot, mirëpo paraprakisht referuar 6-mujorit të parë të sigurisë rrugore krahasuar me periudhën e vitit të kaluar të gjitha aksidentet rrugore kanë shënuar rënie, aksidentet me fatalitet, me lëndime me dëme, ndërsa numri i aktiviteteve policore ka shënuar ngritje me këtë periudhë kohore”.

Ai shtoi se policia do të jetë në të gjitha rrugët për të bërë shpërndarjen e këtyre fletushkave senzibilizuese, në mënyrë që të ketë më pak aksidente.

“Policia e Kosovës do të jetë në të gjitha rrugët në shpërndarje të këtyre fletëpalosjeve me 10 risitë me mesazhe që ata që respektojnë do të kenë më shumë risi në trafikun rrugor dhe më pak aksidente”.

Rexhepi paralajmëroi se të gjithë ata që do të shkelin rregullt e trafikut do të gjobiten duke mos përjashtuar as bashkatdhetarët të cilët vinë për pushime në vendlindje, raporton EO.

Këto fletushka me këto rregulla do të shpërndahen në të gjitha pikat kufitare si dhe në rrugët nacionale nga Policia e Kosovës.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/414856045904649

Të ngjashme