Në mesin e të ftuarve nga Gjykata Speciale edhe një ish-ushtare e UÇK-së

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Në mesin e të ftuarve për intervistm nga Gjykata Speciale, tashmë rënditet edhe një femër.

Ish-pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Raimonda Rreci, ka konfirmuar se ka pranuar ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për tu intervistuar në Hagë.

”Me siguri e keni kuptuar ne baze te reagimeve te mija megjitheate le te mbetet si njoftim ky shkrim. Qe nga fillimi i muajit Dhjetor ( rreth dates 5 ) edhe emri im eshte i bashkangjitur ne listat e te ftuarve ne Gjykaten Specjale te Hages. #GjykataSpecjale”, ka thënë Rreci.

Ajo veç tjerash ka bërë të ditur se në Hagë është ftuar në cilësinë e dëshmitares.

”Me fjalë më thënë se jam ‘dëshmitare’, por s’është asgjë e re kjo. Herën e fundit kur i kanë arrestuar grupin ‘Kleçka’, emri im ka qenë nëpër gazeta edhe atëherë, por atëherë kam qenë duke u marrë me kancer”, ka shtuar ish-ushtarja e UÇK-së.

Raimonda Rreci në kohën kur ishte pjesë e UÇK-së, ishte 18 vjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme