Në Mitrovicë inspektohen lokalet e gastronomisë për masat anti-COVID

Prishtinë | 07 Gus 2020 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës ka qenë në aksion për të parë se sa po respektohen masat për respektimin e distancës në lokalet e gastronomisë.

Në njoftimin e bërë me anë të një postimi në Facebook, komuna bën të ditur se gjatë inspektimit është kërkuar nga menaxherët e lokaleve respektimi i të gjitha masave mbrojtëse.

Postimi i plotë:

Drejtoria e Inspekcionit në aksion për zbatimin e masave dhe respektimin e distancës në lokalet e gastronomisë

Në kuadër të monitorimit të situatës së pandemisë në qytetin e Mitrovicës, Drejtoria e Inspekcionit ka vazhduar me inspektimin e të gjitha lokaleve të gastronomisë, për të mbajtur nën kontroll zbatimin e plotë të rekomandimeve nga IKShPK-ja.

Me këtë rast, Inspektorët komunal gjatë aksionit të sotëm kanë mbikëqyrë zbatimin e masave mbrojtëse, si dhe respektimin e distancës fizike në lokalet e gastronomisë të cilat veprojnë në Mitrovicë.

Gjatë inspektimit, nga menaxherët e lokaleve është kërkuar respektimi i të gjitha masave mbrojtëse (maska) dhe distanca e duhur brenda lokaleve, si masë preventive për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, me ç’ rast në ato lokale ku nuk është respektuar masa janë vendosur shirita për krijimin e distancës mes tavolinave.

Qëllimi i këtyre aksioneve është vetëdijesimi i qytetarëve për rrezikun nga pandemia, dhe se respektimi i distancës dhe masat mbrojtëse janë vitale për ruajtjen e shëndetit. Andaj, Drejtoria e Inspekcionit bënë të ditur se do të vazhdojë me aksione të tilla, me shpresën që kjo pandemi të kaloj sa më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme