Në Mitrovicë në dy raste të ndryshme sekuestrohen tri armë zjarri

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, gjatë natës së datës 9 korrik 201, brenda një periudhe të shkurtër kohore në dy raste të ndryshme kanë sekuestruar tri armë zjarri.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, në rastin e parë i cili ka ndodhur rreth orës 00:02 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ku pas pranimit të informacionit për të shtëna polica ka identifikuar lokacionin ku i dyshuari në një aheng familjar kishte shtënë me armë, nga i njëjti është sekuestruar arma e llojit pistoletë me një fishek. I dyshuari, A. R, 34 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Përdorim të armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Ndërsa në rastin e dytë të raportuar për të shtëna rreth orës 00:15 në rrugën “Morava” në Mitrovicë, njësitet përkatëse policore kanë reaguar me urgjencë me ç’ rast në vendin e ngjarjes fillimisht kanë identifikuar njërin nga të dyshuarit F. Xh., 32 vjeçar, nga i cili është sekuestruar një pistoletë me shtatë fishek.

“Si rezultat i hetimeve të para policia në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe gëzhoja tjera të cilat ishin indikacion i identifikimit të edhe një personi tjetër të dyshuar për të shtëna në të njëjtin lokacion, ku nga i dyshuari R. I., 67 vjeçar, është sekuestruar një armë pushkë automatike AK 47, me tre fishek”, thuhet në njoftim.

Nga hetimet e para bëhet e ditur se dy të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kanë shtënë me armë në ajër. Ndaj dy të dyshuarve është iniciuar rast për veprën penale “Përdorim të armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Ndërsa pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme me urdhër të prokurorit të rastit tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme