Në mjediset serbe në Kosovë 58 të infektuar me Covid-19, vdes një person

Prishtinë | 20 Nën 2021 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Në mjediset serbe në Kosovë, 58 persona të tjerë janë infektuar me koronavirus, ndërsa një banor i Zubin Potokut ka ndërruar jetë si pasojë e infeksionit.

Duke iu referuar të dhënave të Shtabit të Krizave nga Mitrovica e Veriut, portali raportoi se në mjediset serbe në Kosovë janë aktive 564 raste të infektimit.

Që nga fillimi i epidemisë, prania e virusit është konfirmuar nga 7818 persona dhe 184 kanë vdekur si pasojë e infeksionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme