Në njëvjetorin e vdekjes përkujtohet ish-ushtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi

Prishtinë | 27 Shk 2021 | 14:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi është përkujtuar në njëvjetorin e vdekjes me një akademi përkujtimore, raporton Ekonomia Online.

Veprimtari Binak Ulaj, tha se Kelmendi ushte njëri ndër themeluesit e UÇK-së. Ai  më pas para të pranishmëve ka folur për veprimtarinë e Klemendit në luftën për liri.

“Si ndodh që pas 20 vjet të vritet në mënyrë mizore dhe të digjet trupi i tij. Liria çfarë e kemi sot është liria që janë sakrifikuar breza të shumtë të UÇK-së”.

“Pas demonstratave të vitit 1981 ngjarje përcaktuese për Kosovën së bashku me një grup moshatarësh do të shkruajnë në rrugën kryesore në Prishtinë Kosova pavarësi. Ky angazhim i tij ishte i nxitur nga urrejtja për të burgosur të shumtë gjatë demonstratave”.

“Me shpërthimin e protestave të vitit 1988-89 në shenjë përkrahje Qerimi me shokë organizoi grevë urie ku  edhe u arrestuan. Luftëtarët milionerë janë tepër shumë për standardet që kanë arritur për një kohë të shkurtër. Me vrasjen e Qeimit kriminelët kanë llogaritur se do të vrasinë edhe lirinë”.

Gjevat Bislimi, kryetar i shoqërisë “Lëvizja” tha se janë duke përkujtuar njeriun të cilit më së paku i mendohej vdekja i cili i shpëtoi luftës por nuk i shpëtoi paqes.

“Deri sa nuk kemi shtet që ka kapacitete zotësi dhe aftësi t’i zbulojë vrasësit e Qerim Kelmendit është e dhimbshme dhe ndajmë dhembjen me familjen Kelmendi”.

Veprimtari Sabri Kiqmari, tha se me ekzekutimin e Kelmendit synim ka qenë që të fshihet një pjesë e historisë së vendit, raporton EO.

“E kam njohur Qerimin edhe në burg. Vrasja e tij është humbje për familjen dhe vendin tonë. Ka të bëjë me zhdukjen e memories së historisë së Kosovës. Qëllimi ka qenë që një pjesë e historisë tonë që ka qenë edhe ekzekutimin e Qerimit ka qenë ta shuajnë kujtesën e popullit tonë”.

“Duhet të merren seriozisht me historinë tonë të re për të faktuar ato që Qerimi do të na i thoshte në mënyrë të argumentuar”.

Zenel Kelmendi tha se në emër të familjes falënderoi të pranishmit, duke shtuar se përkujtimi i Qerimit ua lehtëson dhimbjen.

“…konsideroj se të gjithë kemi diçka të përbashkët me Qerimin, na e keni mundësuar me tejkaluar më lehtë dhimbjen”.

“Kurrë s’më ka shkuar mendja që edhe pas një lirie të vritet Qerim Kelmendi”.

Kelmendi, ishte gjetur pa shenja jete dhe i djegur në veturën e tij në Zahaq të Pejës, mëngjesin e 27 shkurtit të vitit të kaluar.

Të ngjashme