Në Obiliq vendosen kamera e sigurisë

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Komandantin Sejdi Zeqiri në Stacionin Policor në Obiliq, kanë mirëpritur në një takim ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, i shoqëruar nga drejtori i divizionit për siguri publike, Gazmend Hoxha dhe drejtori i drejtorisë̈ rajonale, Fehmi Hoti, me ç’rast kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë̈ në komunën e Obiliqit.

Në këtë takim, Gashi vlerësoi lart bashkëpunimin e jashtëzakonshëm institucional mes komunës dhe stacionit policor të Obiliqit, njofton Klan Kosova.

Ai njoftoi për projektin e vendosjes së kamerave të sigurisë në qytetin e Obiliqit. Sipas tij, ky projekt është investim komunal, ndërsa mbikëqyrja e tyre do të bëhet nga Stacioni Policor i Obiliqit.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

Kryetari Gashi, ka thënë se përmes kamerave të sigurisë do të mundësohet identifikimi më i lehtë i të gjithë atyre që shkelin ligjin duke bërë vepra penale, duke dëmtuar hapësirat publike dhe mjedisin në përgjithësi si dhe digjitalizimi me kamerat e sigurisë, do të jetë projekt që do të realizohet në vazhdimësi, deri në shtrirjen e tyre në tërë territorin e komunës së Obiliqit.

Në anën tjetër, u.d drejtori i PK-së, z.Mehmeti, u shpreh i kënaqur me nivelin e gatishmërisë së SP-së në Obiliq, për të monitoruar sigurinë e qytetarëve, si dhe për bashkëpunimin e mirëfilltë me organet komunale.

Ndërsa, komandanti i SP-së në Obiliq, z.Zeqiri, shprehi falënderimin e tij për realizimin dhe funksionalizimin e kamerave të sigurisë duke thënë së ky projekt do të ndihmojë policinë në kryerjen e detyrës dhe identifikimin e shkelsëve të ligjit.

Të ngjashme