Në Pejë asnjë rast me Coronavirus

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Komunës së Shëndetësisë, Petrit Loci ka thënë se në këtë komunë asnjë rast nuk është i prekur me virusin COVID-19.

Sipas tij, ka disa javë që qyteti i Pejës është i qetë, por siç theksoi ai kjo nuk do të thotë që rreziku është eliminuar.

“Nuk kemi asnjë person të infektuar me COVID-19. Por kjo nuk do të thotë që puna nuk vazhdon, pasi çdoherë kemi testime dhe për fat ka disa javë që nuk kemi të prekur më këtë virus. Nuk do të thotë që rreziku është eliminuar”, ka thënë Loci.

Ndryshe, Komuna e Pejës kishte shënuar 74 raste të infektuar me COVID-19, të cilët janë shëruar plotësisht. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme