Në përmbyllje të festivalit “Architech, promovohet botimi i katalogut me projektet e dala nga festivali

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 16:13 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Festivali “Architech”, është përmbyllur me promovimin e botimit të katalogut, i cili përmban të gjitha projektet e dala nga punëtoritë e festivalit, raporton Ekonomia Online.

Arbnor Pllana një prej organizatorëve të këtij festivali tha se ky festival është i llojit të parë në qytetin e Prishtinës

“Lloj i parë i festivalit në qytetin e Prishtinës mbi arkitekturën dhe praktikimin e saj, i cili është si rezultat i punës së studentëve. Qëllimi i krejt këtij organizimi ka qenë përfshirja e të rinjve në profesionin e Arkitekturës bashkë me pjesën teorike dhe praktike për të finalizuar krejt punën e tyre në një projekt, tha Pllana.

Në anën tjetër, Drejtoresha e Festivalit Architecht, Kosovare Sadiku tha që qëllimi kryesor i këtij festivali ka qenë ngritja e vetëdijes për pronat e përbashkëta kolektive

Ajo poashtu tha që përkundër të gjitha vështirësive kemi arritur që të realizojmë një festival të tillë, dhe hapësirën që u kemi krijuar studentëve

“Jemi të lumtur që sot po përfundojmë një festival të tillë dhe që përkundër vështirësive ne kemi arritur të punojmë me shumë zell përgjatë një muaji sa kanë qenë në terren të rinjtë” u shpreh Sadiku

Ky festival ka realizuar suksesshëm nëntë projekte dhe tri punëtori me tematika të ndryshme dhe shumë fushëveprime tjera e përfundoi mes tjerash Drejtoresha Sadiku.

Me ç’rast do shpalosen të gjitha projektet dhe punëtoritë që janë punuar nga ana e të rinjve entuziastë, punëtori këto që do vlerësohen nga ana e jurisë profesionale në këtë drejtim.

Të ngjashme