Në Prishtinë 46 mijë ndërtime pa leje, vetëm 1379 sosh u legalizuan për 4 vite

Prishtinë | 11 Qer 2022 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Për rreth 4 vite kur edhe ka hyrë në fuqi Ligji për Legalizimin e pronave në komunën e Prishtinës numër i vogël i tyre janë legalizuar.

Nga shtatori i vitit 2018 e deri më tani numri i pronave të legalizuara ka arritur  vetëm në 1379.

Ndërsa, numri është shumë i madh i atyre që janë identifikuar e që nuk janë legalizuar.

Këto të dhëna i kanë bërë të ditura për Front Online Arlinda Kastrati, zyrtare për marrëdhënie me publikun në Komunën e Prishtinës.

Që nga fillimi i procesit te legalizimit në Komunën e Prishtinës janë legalizuar 1379  objekte, kurse janë identifikuar rreth 46.000 ndërtime pa leje”,  kanë deklaruar Kastrati dhe MMPH për FrontOnline.

Dokumentet të cilat duhet t’i kemi për legalizimin e shtëpive apo objekteve afariste.

  1. Aplikacioni
  2. Dëshmia e pronësisë mbi parcelën ku është ndertuar shtëpija
  3. Matjet nga një gjeodet i licencuar
  4. Deklarata e përgjegjësisë së pronarit për strukturën e ndërtimit.

Ministria kërkon shtyrjen e afatit për legalizim

Nga Ministria e Mjedisit kanë deklaruar për Front Online së duhet të shtyhet afati për legalizim, në mënyrë qe qytetarëve t’iu mundësohet kohë shtesë për të dorëzuar aplikacionet.

Andaj i ftojmë te gjithë qytetarët që kanë ndërtime pa leje ta shfrytëzojnë ketë mundësi dhe të aplikojnë në Komunën e tyre për legalizim. Duke parë interesimin e qytetareve për aplikim nëpër komunat e tyre, Ministria ka iniciuar plotësim-ndryshimin e ligjit Nr.06/L-024 me qellim qe te shtyj afatin për aplikim”.

Sa kushton legalizimi i shtëpive dhe objekteve afariste?

Arsye pse duhet ta legalizosh ndërtimin pa leje

  1. Ndërtimi juaj behet i ligjshëm dhe i sigurt për banim.
  2. Kaloni hapin e pare të regjistrimit të ndërtimit tuaj në kadastër
  3. Ndërtimi juaj mund të shërbeje si hipoteke për marrjen e kredisë në bankë.
  4. Komuna juaj do të planifikoje dhe ofroje shërbime të nevojshme përkatëse
  5. Siguroheni se ndërtimi juaj nuk do te rrënohet.

Ndërsa kostoja e pagesës për qytetarët të cilët aplikojnë për legalizimin e objekteve për një metër katror është 1 euro për objekte të kategorisë së parë, për shtëpi familjare, ndërsa 2 euro për objekte të tjera me karakter afarist.

Afati i fundit për aplikim është deri më 4 shtator 2022.

Kostoja për kategorinë i është 1€ për m2 ndërsa për kategorinë II është 2€ ”.

Afati i fundit për aplikimit të legalizimit është 04.09.2022 ”.

Të ngjashme