Në Prishtinë dhe qytete tjera fillon përsëri stuhia, 9 këshilla të IHMK-së

Prishtinë | 09 Qer 2022 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vendi do të jetë nën ndikimin e masave ndikohet nga fushat e fuqishme ciklonike sot dhe gjatë dy ditëve të ardhshme.

Në këto kushte do të mbajë mot jo stabil, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me shkarkime elektrike, reshje shiu, e në disa zona ekziston rrezik për stuhi dhe breshër.

Një mot afërsisht i ngjashëm do të shoqërojë vendin deri në fundjavë.

Ndërkaq për dy ditët e ardhshme është paralajmëruar edhe për vërshime.

Po ashtu, IHMK-ja ka njoftuar edhe për disa rregulla se si duhet të ruhemi nga moti ekstrem.

Të ngjashme