Në Prishtinë e Pejë tre të arrestuar, u kapën me drogë

Prishtinë | 16 Gus 2018 | 12:19 | Nga

Dy në Prishtinë dhe një në Pejë janë arrestuar, pasi, sipas raportit të Policisë së Kosovës, atyre gjatë kontrollit iu gjet drogë.

Sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, dje në Rr. Hyzri Talla, në Prishtinë u arrestua një mashkull shqiptar i Kosovës, pasi atij gjatë kontrollit iu gjetur dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 2.1 gram. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, thuhet në raport.

Po dje, në Rr. Zagrebit, në kryeqytet është arrestuar një i dyshuar tjetër, të cilit gjatë kontrollit iu gjet një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Edhe ky, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Pejë është arrestuar një i dyshuar, mashkull K/Shqiptar, pasi, sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 5.3 gram. Bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme