Në Prishtinë i rrisin flamujt kombëtarë, zvogëlojnë bashkëpunimin me Shqipërinë

Prishtinë | 11 Qer 2022 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Në kohën kur bashkëpunimi politik me Shqipërinë është zvogëluar e acaruar për shkak të iniciativës “Open Ballkan”, në hyrje të Prishtinës është vendosur një flamur i ri kombëtar, më i madh se parapraku i cili ishte dëmtuar nga erërat e forta, raporton Express.

Sot në hyrje të Prishtinës është ndërruar flamuri i vjetër që ka qenë, për t’u zëvendësuar me një të ri, edhe më të madh.

Kjo po ndodh në një kohë kur bashkëpunimi mes dy shteteve është zvogëluar dhe ka pasur kundërshtime mes liderëve sa i përket nismës “Ballkani i Hapur”, që kundërshtohet ashpër nga Kosova.

Në një vizitë të saj në Shqipëri, si presidente në detyrë, Vjosa Osmani kishte dhënë disa kritika të ashpra në fjalimin e saj në Parlamentin e Shqipërisë, që e preknin edhe kryeministrin Rama.

Siç raportonin mediat shqiptare në fund të vitit 2020, Rama nuk e kishte kapërdirë dot qëndrimin e Vjosa Osmanit në Tiranë për disa çështje, duke filluar nga Ballkani i Hapur e deri te dënimi i genocidit serb apo ideja e shkëmbimeve territoriale mes Kosovës dhe Serbisë.

Për pasojë, takimi mes Ramës dhe Osmanit ishte zhvilluar i mbyllur dhe pa konferencë për mediat.

Se raportet mes Ramës dhe Osmanit janë të tensionuara vërehj edhe mbrëmë në fotografitë që dyshja publikuan nga darka me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, ku ishin ulur afër njëri-tjetrit.

Përplasje me Ramën ka pasur edhe Kryeministri Albin Kurti.

Të ngjashme