Në Prishtinë marshohet për rastin “Dehari”

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 12:38 | Nga

Në orën 12:00 ka filluar të mbahet marshi protestues në qendër të Prishtinës, për nder të aktivistit të Vetëvendosje, Astrit Dehari që ndërroi jetë gati tri javë më parë në qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Qytetarët që i janë bashkuar këtij marshi, kanë thirrur emrin e Deharit dhe po ashtu kanë thirrur për drejtësi.

“Pa drejtësi nuk ka qetësi”, ka qenë njëra prej thirrjeve te tyre.

Ndërsa fjalim para qytetarëve që kanë përkrahur këtë marsh ka mbajtur një shoqe e Astrit Dehari, që nga aty ka bërë thirrje për dorëheqje të ministrave Dhurata Hoxha dhe Skënder Hyseni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme