Në Prishtinë mbahet mbledhje komemorative për Qani Mehmedin

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 12:47 | Nga

Në kryeqytet u mbajt mbledhje komemorative në nderim të gazetarit dhe publicistit që ndërroi jetë ditë më parë, Qani Mehmedi.

Drejtor i Radio Televizionit Publik, Mentor Shala tha se shumë breza gazetarësh kanë kaluar nga duart e tashmë të ndjerit Qani Mehmedi andaj sipas tij, kujtimi për të do të jetë gjithmonë i freskët, njofton Klan Kosova.

Edhe kolegët e tjerë të Mehmedit, gazetarë të vjetër që vepruan në Kosovë e kujtuan atë si njeri që i dha shumë gazetarisë dhe botës shqiptare.

Djali i Qani Mehmedit, Mentori tha se përkrahja e miqve të babait i dha forcë që më lehtë ta përballojë dhimbjen e humbjes së tij.

Gazetari dhe publicisti Qani Mehmedi ka ndërruar jetë të martën në orët e para të mëngjesit pas një sëmundje të rëndë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme