Në Prishtinë ndizen qirinj për viktimat e sulmit në Zelandën e Re

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 18:15 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli i Nxënësve të Prishtinës, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, kanë bërë homazhe dhe kanë ndezur qiejt për viktimat e sulmit terrorist në Zelandën e Re, raporton Ekonomia Online.

Më këtë rast, nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka thënë se nuk duhet tolerancë për raste të tilla.

“Është një ngjarje që nuk do të duhet të tolerohej e të ndodhtë askund ne botë. Ne lutemi që ky të jetë rasti më i fundit në botë”, ka thënë Pacolli.

Ndërsa, Amar Rama, kryetar i Këshillit te Nxënësve të Prishtinës ka thënë se si nxënës dënojnë ashpër sulmet e tilla terroriste.

“Kjo tregon revoltën tonë ndaj akteve terroriste të cilat cenojnë drejtpërdrejtë integritetin dhe lirin e shprehjes integritetin lirin racore kobtare apo fetare. Këshilli i shkollës sonë dënon  çdo akt tjetër që është jo njerëzorë”, u shpreh Rama, raporton Ekonomia Online.

49 besimtarë myslimanë u vranë me armë zjarri në dy xhami, në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, në kohën kur kishin shkuar për ta falur namazin e xhumasë.

Në këtë sulm terrorist, mbetën të plagosur më shumë se 40 të tjerë.

Sulmi i parë ndodhi në xhaminë Al Noor, e cila ndodhet në qendër të qytetit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i liderëve nga mbarë bota.

Myslimanët përbëjnë vetëm 1% të popullatës së Zelandës së Re, ose 49 mijë banorë.

Të ngjashme