Në Prishtinë nga 19 deri më 21 nëntor mbahet konferenca “Diaspora Flet”

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 12:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga data 19-21 nëntor do të mbahet konferenca “Diaspora Flet” e organizuar nga “Gremin”. Kjo është bërë e ditur nga organizatorët  të martën në një konferencë për media, raporton Ekonomia Online.

Sipas organizatorëve organizmi i kësaj konference mbështet në suksesin e “Diaspora Flet 2018”.

Lirim Krasniqi bashke drejtor në organizatën, tha se organizatorëve qëllimi i konferencës është mbledhja e sa më shumë njerëzve që veprojnë në disaporë e ku do të diskutohet për tema të ndryshme

“Diaspora Flet 2020 mbështetet në suksesin e Diaspora Flet 2018, një konferencë ndërkombëtare mbi diasporën që bashkoi në Prishtinë ligjvënës, zyrtarë qeveritarë dhe një grup të larmishëm me mbi 300 profesionistë shqiptarë, studiues, drejtues të komunitetit dhe përfaqësues të biznesit nga 24 vende. Diaspora Flet 2018 ka rezultuar në krijimin e një rrjeti prej 150 profesionistësh nga 7 sektorë të ndryshëm të cilët kanë kontribuar drejtpërdrejt në hartimin dhe përmirësimin e politikave në Kosovë dhe zhvillimin e kauzave në sektorë të ndryshëm (p.sh. legjislacionin për të drejtën e përfaqësimit / votës, politikat energjetike dhe mjedisore, politika sociale, ndërmarrjet shoqërore dhe filantropia)”, tha ai.

Në ditën e tretë të konferencës sipas organizatorëve do të ketë një befasi që është emër i madh që vepron në diasporë.

Në ditën e parë do të flas ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Lexo më shumë:

Të ngjashme