Në Prishtinë për Ditën e Tokës mbillen 1037 drunj

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 14:04 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës së Tokës, janë mbjell drunj në lokacione të ndryshme të Prishtinës. Drunj janë mbjell edhe në rrugën “17 Shkurti” afër kopshtit “Fatosat”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, tha se vetëm të dielën janë mbjell 1037 drunj, kurse gjatë tërë vitit synohet të mbillen 7000 me mjete të ndara nga komuna.

 “Së pari sot e kemi shfrytëzua faktin që të kërkojmë edhe nga të tjerët, bizneset qytetarët, që të mbjellin drunj”.

“Këtë vit kemi paraparë të mbillen 7000 drunj me para të komunës. Sot si donacione janë mbledhur 1037 drunj nëse nuk përfundon sot do të vazhdojë aksioni edhe në ditët në vazhdim”.

“3 milionë janë të ndara për korsi, sa më shumë biçikleta në qytet që të ndotim sa më pak ambientin. Për gjelbërimin në Prishtinë edhe për agjendën e gjelbër ne kemi ndarë më shumë se 4 milionë buxhet”.

Aksione të tilla të  mbjelljes së drunjve gjatë së dielës ka pasur edhe në lagje të tjera të kryeqytetit, por edhe në qytetet e tjera.

Gjithashtu komuna e Prishtinës, së bashku me “Miqtë e Tokës” dhe “Let’s Do It Kosova”, kanë organizuar aksion pastrimi dhe mbjelljen e drurëve në lagjen “Fusha e Pajtimit”.

Të ngjashme