Në Prishtinë përkujtohen viktimat romë të Holokaustit

Prishtinë | 27 Jan 2019 | 17:24 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Ditën Botërore te Holokaustit, është mbajtur Marsh Përkujtimor për viktimat romë të Holokaustit.

Organizatori Denis Galushi, tha se,  mbi 1 milion e 500 mijë viktima romH ishin nga Holokausti, derisa sipas tij askush nuk i përmendi dhe i cilësuan si “të tjerët”.

 “Sot është 27 janari dita botërore e holokausti. Historia na ka mësuar që miliona viktima ka pasur mirëpo nuk flitet për komunitetin romë. 1 milion e 500 mijë viktima që nuk fliten. Sot do ta shënojmë historinë e kësaj ditë, po e shënojmë këtë ditë duke i dhënë rëndësi komunitetit romë. Është e rëndësishme që sot që secili që e ndjen vetën romë duhet t’i tregoj të tjerëve për këtë datë. Duhet t’i tregojmë të tjerëve që ne nuk jemi numër. Sot ne i përkujtomë heronjtë tanë. Kosova sot po bënë histori sepse sot Kosova po na respekton, sot Kosova po tregon se është një shtet multietnik”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Avni Mustafa përkrahës i kësaj iniciative, tha se romët duhet të trajtohen barabartë si të gjithë.

“Nuk do të flas për të kaluarën por për të ardhmen. Ne e përkujtomë këtë aktivitet që të mos përsëritet. Sot duam të ju tregojmë të tjerëve që të mos bëhet gjenocid ndaj të tjerëve e as ndaj romëve. Ajo se çfarë sot ju ndodhë romëve në Bullgari është turp për të gjithë. Ne jemi të gatshëm dhe këtë e kemi bërë por duhet t’i ndalojmë këto padrejtësi dhe të jemi të barabartë me të gjithë”, tha ai.

Me një përformancë artistike ka përfunduar kjo iniciativë. Ky është marshi i parë që po mbahet në Kosovë për viktimat romë të Holkaustit.

Të ngjashme