Në Prishtinë protestohet kundër vrasjes së grave

Prishtinë | 23 Sht 2020 | 14:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një grup i qytetarëve kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, për të kundërshtuar dhunën ndaj grave, raporton Ekonomia Online.

”Poshtë Patriarkati“, “Jom njeri, s’jom rob”, “Edhe sa thirrje të humbura”, “Gjyqësor Kanunor” , ishin disa nga moton e protesë së organizaur nga grupi “Republikë”,

Bjeshka Guri, aktiviste në organizatën “Replikë”, ka thënë se përmes kësaj proteste kërkojnë drejtësi për gratë, të cilat janë viktimë e dhunës dhe vrasjeve.

“Jetët e grave në Kosovë po rrezikohen çdo ditë, nga një kulturë e dhunës e prodhuar nga mendësia patriarkale në shoqërinë tonë, e të mirëmbajtur nga institucionet tona, ato dështojnë të reagojnë me kohë, për t’iu përgjigjur grave kur ato kërkojnë mbrojtje. Institucionet tona promovojnë një kulturë dhune, duke e fajësuar viktimën e duke mos dënuar kriminelët. Jemi lodhur duke pritur në ankth duke pritur për gratë që vriten e për ato që dhunohen. Prandaj të frustruar me gjendjen e krijuar lusim të gjithë njerëzit që besojnë në kërkesat e replikë, për drejtësi për gratë të bashkohen në protestë”, ka thënë Bjeshka Guri aktiviste.

Të ngjashme