Në Prishtinë shënohet Dita Botërore e Binjakëve, nënat kërkojnë mbështetje sociale

Prishtinë | 04 Gus 2019 | 11:52 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Ditën Botërore të Binjakëve është organizuar parakalimi i prindërve kosovarë me fëmijët e tyre binjakë apo më shumë nga Sheshi “Zahir Pajaziti”, deri tek sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Organizatorja, Nazife Sallahu, tha se për të ka qenë e habitshme se sa shumë binjakë ka në Kosovë, ajo shpreson se kjo ditë ndërkombëtare të bëhet traditë në Kosovë.

“Shpresoj se ky event të bëhet traditë në vitet e ardhshme dhe ne deshëm të i bashkojmë në një ditë gjithë binjakët në Kosovë”, tha Sallahu.

“Jam mahnitur që kam parë kaq shumë binjakë, trinjakë e katërnjakë në Kosovë dhe kam mendu se si ta realizojmë këtë gjë që kemi realizu sot të i mbledhim gjithë binjakët në një vend”, tha ajo.

Organizatorja e këtij eventi, Arta Tahiri-Beqa, tha se nënat e këtyre fëmijëve duhet të ndihen shumë krenare dhe komod sepse ato janë heroina.

“Nëna të binjakëve ndjehuni komod dhe tregoni gjithë botës se sa e vështirë është me qenë nënë e binjakëve, kam fillu me besu se gjërat e mëdha nisin nga idetë e vogla”, tha ajo.

“Janë 3 arsye që organizuam për të parë bukurinë dhe hijeshinë e binjakëve, trenjakëve, katërnjakëve, për të shpalosur vështirësitë e binjakëve për ti treguar botës së nënat nuk flenë në gjumë dhe është e vështirë të jesh nënë e binjakëve dhe të i kërkojmë insitucioneve tona të na mbështesin në mënyrë sociale siç ndodh kudo në botë dhe jo gjithë barrën të ua lëmë nënave”, shtoi ajo.

Organizatorët para të pranishmëve shpallën nënën Shehnaze Bekteshi, nënë e 5 njakëve si nëna heroinë edhe pse tashmë e ndjerë.

Aktiviteti vazhdoi pranë Teatrit Kombëtar të Kosovës, me këngë të ndryshme, kushtuar fëmijëve binjakë.

E pranishme me fëmijët dhe bashkëshortin e saj në këtë aktivitet ishte edhe deputetja e Kosovës, Vjosa Osmani, po ashtu nënë e binjakëve e cila tha se të jesh nënë e binjakeve është sfidë por të jep edhe superfuqi.

“Është sfidë, por të jesh nëne binjakeve të jep një lloj superfuqie me përballu shumëçka dhe jo rastësisht në Amerikë kanë thënien “A mother of twins can do anything”, forca ime me u përball me sfida në politik e çdo kund janë pikërisht vajzat e mia binjakë”, tha Osmani.

Ajo tha se për suksesin e saj në politikë janë vajzat e saja binjake dhe ndihma e bashkëshortit të saj të kujdesit ndaj vajzave.

“Nga dita e parë për mua do ishte e pamundur të i përballoja sfidat që ka një nënë e sidomos me fëmijë binjakë nëse nuk do kisha mbështetjen e pakursyer të bashkëshortit”, shtoi ajo.

Të ngjashme