Në Prishtinë sot fillon aplikimi për mbjelljen e drurit nga çiftet e kurorëzuar

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 09:10 | Nga

Komuna e Prishtinës sot do të fillojë të pranojë aplikimet për mbjellje të drurit nga çiftet e sapomartuara në parkun e dedikuar për ta.

Hapja e parkut do të bëhet më 7 gusht dhe të drejtë aplikimi për mbjelljen e drurit kanë të gjitha çiftet që paraqiten në Komunë për t’u kurorëzuar.

Tarifat për ceremoninë e kurorëzimit, janë:

– 15 euro, nëse kurorëzimi bëhet brenda objektit të Komunës

– 50 euro, nëse kurorëzimi bëhet në lokacion tjetër

– 40 euro, nëse duan ta mbjellin drurin në parkun e të martuarve

Kërkesat dorëzohen në sportelet e Komunës së Prishtinës, gjegjësisht më Zyrën e Gjendjes Civile.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme