Në Prizren fillon konferenca shkencore për botën e kafshëve

Prizren | 07 Sht 2017 | 08:57 | Nga

Universiteti “Ukshin Hoti” nga Prizreni në bashkëpunim me Universitetin “Hasan Prishtina” dhe Universitetin “Namik Kemal” Tekirdağ-Turqi organizon ceremoninë e hapjes së punimeve të konferencës shkencore “8th Balkan Animal Science Conference Balnimalcon 2017”.

Në një lidhje direkte e cila u realizua në Prizren, i ftuar në emisionin e mëngjesit në RTK, ishte Ramë Vataj, rektor i Universitetit “Ukshin Hoti”.

Ai shpjegoi aktivitetet rreth konferencës ku ka të bëjë me botën e kafshëve, e ku do të marrin pjesë 130 studiues me mbi 200 punime. Pjesëmarrësit nga Amerika, Pakistani, Turqia, Bosnja, Kosova…

Sipas tij tematika është aktuale që ka të bëjë me ushqyeshmërinë e kafshëve, produktet e mishit, zhvillimi i blegtorisë etj. Ai tha se kanë një degë në Prizren që lidhet pikërisht me këtë temë e që është shumë e dobishme për të gjithë.

Ai tha se nga punimet do të përfitojnë shkencëtarët dhe vet departamentet e bujqësisë në vend, po ashtu edhe afirmimi i Universitetit të Prizrenit. Megjithatë sipas Vatajt nga Kosova nuk është prani e kënaqshme.

Ndërsa në lidhjen e parë direkte e cila do të realizohet në Prizren, është i ftuar Ramë Vataj – Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti”

Posted by RTK on Wednesday, September 6, 2017

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme