Në Qendrën Korrektuese në Dubravë të dënuarit po rinovojnë sallën e vizitave familjare

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të aktiviteteve të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese, në Qendrën Korrektuese Dubravë të dënuarit po  rinovojnë sallën e vizitave familjare.

E gjithë puna është duke u kryer nga të dënuarit e pavijoneve gjysmë të hapura dhe po udhëhiqet nga stafi i Qendrës Korrektuese Dubravë, ndërsa në aspektin profesional është duke u  mbikëqyrur nga  Divizioni i Inxhinieringut të SHKK-së.

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia në vend të dënuarit nuk i kanë ndërprerë aktivitete e tyre të përditshme, andaj falë punës së tyre,  dhoma e vizitave familjare po  merr pamje tjetër.

Përmes aktiviteteve të tilla, SHKK synon të ndikoi në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, e po ashtu të racionalizohet edhe buxheti i SHKK-së.

Të dënuarit, përveçse kanë aktivitete të shumta edukative, sportive, ata zhvillojnë edhe aktivitete tjera me të cilat po shprehin talentin në punën dhe zanatet e tyre që ata zotërojnë. Puna e të dënuarave brenda institucioneve korrektuese normalizon edhe jetën e tyre të përditshme brenda qendrës korrektuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme