Në Shqipëri, tetë të vdekur dhe 495 raste me coronavirus

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit mbi prirjen e pandemisë së Covid-19 në Shqipëri.

Kështu, MSH-ja bën të ditur se në 24 orët e fundit janë zbuluar 495 raste të reja, ndërkaq tetë persona kanë humbur jetën.

Pavarësisht numrit të lartë të rasteve të reja, autoritetet shëndetësore thonë se 141 qytetarë janë shëruar nga infeksioni, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 12,002, që nga fillimi i epidemisë.

Sipas të dhënave të fundit, bëhet e ditur se aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 352 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Të ngjashme