Në shtator të vitit të ardhshëm fillon procesi i regjistrimit të popullsisë

Prishtinë | 03 Tet 2020 | 07:52 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova do të ketë numër të saktë të banorëve të saj në fund të vitit 2021, ku edhe do të bëhet regjistrimi i popullsisë.

Ky proces pritet të fillojë në shtator të vitit 2021, ka bërë të ditur Avni Kastrati, drejtor i statistikave  sociale dhe menaxher i regjistrimit të popullsisë, në një prononcim për Ekonomia Online.

Në regjistrimin e fundit të popullsisë të bërë në vitin 2012, Kosova kishte 1.739.825, banorë.

Kastrati ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të popullsisë do të zgjatë një muaj, dhe për këtë do të angazhohen rreth 300 mijë anketues duke përfshirë edhe ata rezervë.

“Për dallim nga regjistrimet paraprake që ka qenë dy javë do të jetë një muaj. Do të jenë rreth 3000 duke përfshirë edhe ata rezervë. Përpunimi i të dhënave do të jetë menjëhershëm”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës, ka ndarë rreth 2 milionë euro për ASK-në, ndërsa Kastrati thotë se kjo shumë mbulon të gjitha aktivitetet e parapara.

” Qeveria ka aprovuar koncept dokumentin para disa javësh dhe i hap rrugën rishikimit të Ligjin për regjistrimin që ka qenë në vitin 2010, dhe ne kemi rekomanduar që të fillojmë në vitin 2021. Gjitha fushat që kemi paraparë janë të mbuluara me buxhet, nuk kemi problem për koston që kemi paraparë dhe jemi të kënaqur me buxhetin që ka ndarë qeveria”, ka thënë ai.

Para regjistrimit të popullsisë ASK-ja është duke bërë pilot projektin që ka filluar nga 15 shtatori dhe do të zgjasë deri më 15 tetor. Krasniqi ka thënë se kjo është një praktikë e cila bëhet para projekteve të mëdha, siç është ai i regjistrimit të popullsisë.

Të ngjashme