Në Shtime pezullohen përkohësisht shërbimet në Qendrën për Regjistrim të Automjeteve

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil njofton qytetarët e komunës së Shtimes se janë pezulluar përkohësisht shërbimet për palë në Qendrën për Regjistrim të Automjeteve në këtë komunë.  

Arsyeja e këtij pezullimi është për shkak të dyshimit të infektimit me COVID-19 të njërit prej zyrtarëve të ARC-së në Shtime, punonjës në QRA.

Shërbimet për palë do të kryhen në QRA-të e regjionit.

Qytetarët e komunës së Shtimes do të informohen me kohë se kur do të rifillojë puna me këtë shërbim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme