Në Skenderaj mbahet manifestimi qendror për Diasporën

Skenderaj | 02 Gus 2019 | 21:06 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS) ka organizuar manifestim qendror për diasporën në Skenderaj, raporton Ekonomia Online.

Ministri Dardan Gashi tha se diaspora është ajo që ka kontribuar dhe vazhdon të ndihmojë zhvillimi ekonomik të Kosovës.

“Është nderë i veçantë që edhe këtë vit të ju falënderojmë për atë që po bëni për Republikën tonë, për ndihmën në zhvillimin ekonomik”.

Ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandelo Majko, tha se Kosovën e konsideron si vendin e tij dhe në këtë manifestim nuk ka ardhur për ta zëvendësuar askënd.

“Unë skam ardhur këtu si ministër, por kam ardhur pasi kam pasur dëshirë dhe këtu ndihem si në shtëpinë time”.

“Ne duhet t’u kujtojmë të gjithë fëmijëve sakrificën. Mua do të më keni këtu si ministër, por edhe kur mos të jem ministër”.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari tha se diaspora ka dhënë një kontribut të madh për vendin.

“Vendlindja si gjithmonë ju pret me duar të hapura. Respekt për kontributin që keni dhënë në çdo etapë atëherë kur Kosova po përjetonte ditët më të rënda, por edhe sot ju jeni duke e ndihmuar lirinë saj”.

“Ju jeni më meritorët në zhvillimin ekonomik të vendit”.

Ai tha se ndihet krenar kur dëgjojnë për sukseset e të rinjve kosovarë nëpër botë.

Pas fjalimeve, në sheshin qendror të Skenderajt është mbajtur një koncert me artistë eminentë.

Të ngjashme