Në Spitalin e Gjakovës 32 pacientë me Covid-19 po trajtohen me oksigjenoterapi

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar se janë trajtuar 49 pacientë për Covid-19.

Sipas njoftimit, në këtë spital 34 janë të konfirmuar pozitiv, tre negativ, 11 presin rezultatet, 1 pritet të testohet, 32 pacientë në oksigjenoterapi dhe 5 në CPAP maskë.

Ndërkaq, nga spitali i Gjakovës është adresuar edhe një thirrje ndaj qytetarëve, duke u thënë se spitalet po mbushen “të mos ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme