Në Spitalin e Pejës 121 pacientë me Coronavirus, 81 prej tyre në oksigjenoterapi

Prishtinë | 21 Dhj 2020 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 121 pacientë me COVID-19.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se katër pacientë janë në respirator (CPAP), 81 pacientë janë në oksigjeno terapi, ndërsa nga këta 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Një pacient është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Ndryshe, gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 547 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 71 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Nëntë lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, gjashtë normale dhe tri me prerje cezariane. Janë lindur nëntë foshnje, gjashtë të gjinisë mashkullore dhe tri të gjinisë femërore.

405 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,714 analiza, ndërsa gjatë vikendit janë kryer 13 operacione. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme