Në Spitalin e Pejës 15 pacientë me Coronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 62 pacientë me Coronavirus, 39 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe nga këta, 15 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“2 pacientë janë shëruar gjatë fundjavës nga COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 62 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 39 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë”.

Nga personeli i Spitalit 6 mjekë, 15 infermierë dhe 4 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me COVID-19.

601 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë fundjavës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme